Durmishi: Paga minimale do të rritet për 2,000 denarë në mars 2026
Paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të rritet për rreth 2,000 denarë në muajin mars të vitit 2026 – ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, njofton TV21.
Ndërkohë, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre që paga minimale të arrijë në 500 euro.
Aktualisht, paga minimale në vend është 24,379 denarë neto në muaj.

