Policia ndalon automjetin e Ziadin Selës në Strugë – reagime për presion politik në prag të zgjedhjeve

Pamje të publikuara nga Struga tregojnë momentin kur Njësia Speciale e Policisë ndalon automjetin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas informacioneve, forcat speciale, të maskuara dhe të armatosura, kanë ndaluar makinën me arsyetimin e një kontrolli rutinor. Në momentin e ndalimit, Sela nuk ndodhej në automjet, por pasi është njoftuar për ngjarjen, është nisur menjëherë drejt vendit të incidentit, duke reaguar ndaj këtij veprimi.

Përkrahësit e tij e kanë cilësuar ndalimin si tentativë për ushtrim presioni dhe frikësimi politik, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi ndodh në kulmin e fushatës zgjedhore në qytetin e Strugës.