Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të partisë, e cila do të mbahet nesër, të premten më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë qendrore të BDI-së në Tetovë.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, si edhe zhvillimet e fundit brenda partisë dhe në skenën politike të vendit.