Çmime të reja të karburanteve nga mesnata

Nga mesnata e sotme, të gjitha llojet e derivateve të naftës do të pësojnë ulje çmimesh, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë pas publikimit të çmimeve të reja.

Sipas vendimit të ri:

EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë për litër, që është 1,5 denarë më lirë se më parë. EUROSUPER 98+ gjithashtu ulet për 1,5 denarë, dhe nga nesër do të kushtojë 76 denarë për litër. EURODIESEL-i do të pësojë ulje prej 1 denari, duke arritur çmimin prej 68,5 denarë për litër.

Gjithashtu, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 1,5 denarë, dhe nga nesër do të shitet me 68 denarë për litër.

Ulet edhe çmimi i mazutit, nga 37,6 në 36,7 denarë për kilogram.

Ky vendim vjen pas rishikimit të rregullt javor të Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili i përshtat çmimet në bazë të lëvizjeve të tregut botëror të naftës dhe kursit të valutave.