Ali Ahmeti: “Shqiponjat fluturojnë lart, në kaltërsi!”

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka publikuar pamje madhështore nga një tubim zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ku shihet pjesëmarrje masive e qytetarëve.

Në postimin e tij, Ahmeti ka përcjellë edhe një mesazh simbolik:

“Shqiponjat fluturojnë lart, në kaltërsi!”

Pamjet tregojnë atmosferë festive dhe mobilizim të gjerë, ndërsa tubimi konsiderohet si një nga më të fuqishmit në kuadër të fushatës elektorale të BDI-së.