Raporti i Bankës Botërore: Rënie e madhe e popullsisë në Ballkan dhe Lindjen e Evropës

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia renditen ndër vendet që po përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, shkruan H1.

📉 Shkaku kryesor: emigrimi masiv, i nxitur nga hendeku i pagave mes Evropës Lindore dhe Perëndimore, si dhe mundësitë e reja që hap integrimi në Bashkimin Evropian.

🔹 Shqipëria renditet në vendin e 9-të nga 42 vendet dhe territoret me rënien më të lartë të popullsisë.

🔹 Rajoni i Evropës Lindore mbetet më i godituri nga ky fenomen në dekadat e fundit.