Krim i tmerrshëm në Turqi: Ish-bashkëshorti vret gruan në spital

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të mërkurën në Kahramanmaraş, Turqi, ku një grua 42-vjeçare, Eser Karaca, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, 44 vjeç.
Ngjarja makabre ndodhi brenda një spitali privat, ku viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte. Sipas mediave turke, momentet e krimit janë kapur nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë autori duke hyrë në zyrën e ish-gruas me një çantë të zezë në dorë dhe duke e ndjekur atë në shkallët e spitalit, ku e qëlloi tri herë, pavarësisht se gruaja ngriti duart për të kërkuar ndihmë.
44-vjeçari u arrestua pak kohë pas ngjarjes.
📌 Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet dhe ngrit shqetësime mbi sigurinë në ambientet publike dhe private.

