♻️ MMJPH rikujton: Menaxhimi i mbeturinave është përgjegjësi e komunave
Shkup, 24 shtator – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka rikujtuar se menaxhimi i mbeturinave komunale është detyrim ligjor i komunave, siç përcaktohet në Planin Kombëtar për Menaxhimin e Mbeturinave 2021–2031 dhe planet rajonale.
Sipas ministrisë, komunat duhet të sigurojnë:
grumbullimin, transportimin, selektimin dhe pastrimin e mbeturinave në territorin e tyre.
MMJPH bën të ditur se po punohet për ngritjen e një qendre rajonale për përpunimin dhe sistematizimin e mbeturinave, që do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme afatgjate. Deri atëherë, theksohet se Komuna e Strugës është e obliguar të mirëmbajë dhe të pastrojë deponinë ekzistuese, për të parandaluar rrezikun ekologjik dhe shëndetësor për qytetarët.
“Ministria mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje brenda kompetencave, por përgjegjësia për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të deponisë i takon vetëqeverisjes lokale”, thuhet në njoftim.


