Ali Ahmeti merr pjesë në mbledhjen e strukturës së AKI-së në Tetovë

Nesër, më 24 shtator 2025, në Tetovë do të mbahet mbledhja e strukturës së Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Takimi është planifikuar të nisë në ora 19:00, në hapësirat e NB Palace në rrugën e Treboshit.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili njëkohësisht konsiderohet si lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.