Komisioni disiplinor i Spitalit të Tetovës shqyrton rastin e vajzës 7-vjeçare nga Çellopeku
Komisioni disiplinor i Spitalit Klinik të Tetovës ka zhvilluar sot mbledhje me të gjithë mjekët që kanë qenë në detyrë natën kur ndërroi jetë vajza shtatëvjeçare nga fshati Çellopek, komuna e Bërvenicës.
Gjatë takimit, komisioni ka marrë në shqyrtim dokumentacionin mjekësor që lidhet me kontrollet dhe ndërhyrjet e kryera, me qëllim që të verifikohet nëse janë respektuar të gjitha protokollet spitalore.
Në ditët në vijim pritet që edhe një komision i Ministrisë së Shëndetësisë të zhvillojë inspektim të ngjashëm për të hedhur dritë mbi rastin.
Ndërkohë, Prokuroria e Tetovës ka hapur një lëndë penale për të hetuar të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e vajzës së mitur.


