Dimitrievski me kritika: “Nuk hyj në Qeveri me BDI-në, duhet reformim e ndryshim lidershipi”

Anëtari i Qeverisë, Maksim Dimitrievski, ka dalë me deklarata të forta ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke kushtëzuar pjesëmarrjen e tij në ekzekutiv me reformimin e kësaj partie.
“Nuk ka vend në Qeveri për BDI-në në të cilën merr pjesë ZNAM. Nëse reformohet BDI, atëherë mund të diskutojmë,” deklaroi Dimitrievski.
Ai sqaroi se me “reformim” nënkupton ndryshimin e lidershipit, duke përmendur drejtpërdrejt figurat kryesore të partisë:
“Po, kjo do të thotë largimi i Ali Ahmetit. Aty e keni edhe Arbër Ademin, Kreshniku është qengji më i madh dhe kështu me radhë. Artan Grubi është ende në arrati,” u shpreh ai me ironi.
Këto deklarata pritet të ngjallin debat në skenën politike, pasi Dimitrievski është pozicionuar qartë kundër udhëheqjes aktuale të BDI-së.

