Osmani: Çairi nuk është plan rezervë i askujt, kërkojmë ndershmëri dhe transparencë

Bujar Osmani

Shkup, Çair – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, mbrëmë drejtoi akuza të ashpra ndaj udhëheqjes aktuale komunale, duke e cilësuar gjendjen në komunë si “katastrofale” dhe duke e quajtur kryetarin aktual “hipokrit”.

Osmani theksoi se Çairi nuk duhet të trajtohet si opsion rezervë:

“Ne nuk jemi komunë rezervë. O jeton me ne, o largohu. Nuk mund të mbash një funksion tjetër dhe njëkohësisht të kërkosh mbështetje këtu.”

Ai nënvizoi se personalisht ka marrë pushim të papaguar nga klinika për të treguar ndershmëri dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Sipas tij, administrata komunale aktuale po shpenzon “dhjetëra mijëra euro për kafe dhe ndeja partiake”, duke keqpërdorur fondet publike.

Në rast se fiton, Osmani premtoi se masa e parë do të jetë një auditim i plotë i brendshëm dhe i jashtëm për të ndalur keqpërdorimet dhe për të rikthyer transparencën dhe llogaridhënien në Komunën e Çairit.