Shqiptarët, ndër mbështetësit më të fortë të NATO-s

Nato

Sipas sondazhit të fundit të NATO-s, 91% e shqiptarëve mbështesin qëndrimin e vendit në Aleancë – një nga nivelet më të larta në të gjithë NATO-n.

63% e qytetarëve e konsiderojnë NATO-n thelbësore për sigurinë e Shqipërisë, ndërsa 67% janë gati të mbrojnë një shtet aleat në rast sulmi.

Shqiptarët gjithashtu mbështesin rritjen e buxhetit dhe prodhimit ushtarak, duke treguar përkushtim të lartë ndaj mbrojtjes kombëtare.

Në një botë të pasigurt, NATO mbetet partner i pazëvendësueshëm për stabilitetin e vendit.