Tragjedi në Veles: tre persona humbin jetën, autori kryen vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Velesit pasditen e sotme, ku tre persona kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve fillestare, një burrë vrau ish-partneren e tij dhe një person tjetër, ndërsa më pas i dha fund edhe jetës së tij.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se viktima kishte raportuar disa herë në polici për kërcënimet që i bënte autori, i cili më parë i kishte djegur edhe makinën. Po ashtu, raportohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe partnerit të saj në shtëpinë ku ata jetonin.
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka paralajmëruar se detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.


