Ali Ahmeti: James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes 👇🏻

E vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.

James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi.

Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse.