Ramadani merr përkrahje nga Çajlani 👇🏻
Sot, bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, vizituam fshatin Çajlanë. Banorët na pritën me respekt dhe na paraqitën kërkesa konkrete që janë prioritet i zhvillimit të fshatit:
- rregullimi i rrugës kryesore nga shkolla deri në Çajlanë të Epërm,
- asfaltimi i rrugicave në lagjet e Ismanit, Vajsheve, Hetemit dhe Safitit,
- përmirësimi i ujësjellësit për çdo familje etj.
Çajlana është shembull i një komuniteti punëtor dhe vizionar. Me projekte konkrete dhe me përkushtim, këto kërkesa do të kthehen në realitet.
AleancaKombëtarepërIntegrim #19tetorireferendum #Bashkë #Saraj #MaqedoniaeVeriut



