Aggeler: Uashingtoni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e RMV-së drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian
“Është e vështirë të thuash me pak fjalë se çfarë përfaqëson Maqedonia për mua. Ky vend është shtëpia ime tashmë për gjashtë vite – që për një diplomate amerikane është një periudhë shumë e gjatë. Maqedonia është një vend që unë e dua, e respektoj dhe i dëshiroj më të mirën. Një nga gjërat që më jep energji çdo mëngjes është dëshira për të bërë gjithçka që mundem, që kjo dashuri dhe përkushtim ndaj këtij vendi të përkthehet në rezultate konkrete, në zhvillim demokratik, stabilitet dhe përparim. Maqedonia ka një pasuri të jashtëzakonshme – rininë e saj. Ka një brez të ri energjik, kreativ dhe të angazhuar që meriton çdo mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet. Shtetet e Bashkuara janë këtu për të mbështetur këtë rrugëtim”, deklaroi Aggeler.

