Burri godet gruan me gajbë me shishe qelqi
“E dëmtuara kishte shkuar për t’u takuar me të dyshuarin, me të cilin më parë kishte pasur mosmarrëveshje personale. Fillimisht ai e ka fyer rëndë, ndërsa më pas ka marrë një gajbë plastike të mbushur me shishe qelqi dhe e ka goditur në kokë. Gruaja ka filluar të gjakoset dhe e trullosur ka arritur të thërrasë policinë. Me autoambulancë është dërguar në spital, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Pas kësaj, prokurori publik ka kërkuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup që ndaj të dyshuarit të caktohen masa kujdesi e ndalim afrimi dhe kontakti me të dëmtuarën, marrje të përkohshme të pasaportës dhe detyrim për paraqitje periodike te organet kompetente.

