Kondarko: Dy nënshkrimet nuk janë kusht i vetëm për listë kandidatësh

“Pra, KSHZ do të përballet me të gjitha këto sfida, do të gjejë zgjidhje. Ka mekanizma në ligj. KSHZ ka autorizime të sjellë vendime përkatëse. Kushti i vetëm nuk janë vetëm dy nënshkrimet minimale për paraqitjen e listës, në kushte kur ajo çështje nuk është e rregulluar nga ana e Kuvendit, KSHZ, në përputhje me nenin 31 paragrafi 2.2, ka detyrë të sjellë rregullore për rregullimin e procedurës për paraqitjen e listave të kandidatëve”, theksoi Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ.