Micksoski: BDI nuk mori mësim edhe gjatë kohë do të jetë në opozitë!
“Një person më tha se po e përgatitni BDI-në të jetë partneri juaj në qeveri. Përgjigja ime e drejtpërdrejtë është se BDI do të jetë në opozitë për një kohë të gjatë, sepse deri më tani nuk ka marë asnjë mësim. Ne nuk i dërguam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marë asnjë mësim. Ata e kanë vendin atje me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM-në. Do të jem shumë i qartë dhe shumë i qartë se këto zgjedhje nuk do të jenë dera për BDI-në drejt qeverisë, dhe intrigat dhe lojërat nga Zajasi dhe Reçica e Vogël nuk do të kalojnë. Maqedonia do t’i thotë jo BDI-së dhe LSDM-së dhe nuk do të kthehemi në të kaluarën ku ata së bashku plaçkitën REK-un, blenë qendra tregtare në mes të Shkupit, nipërit e tyre u bënë milionerë të famshëm, luajtën futboll në institucione, rrahën gjoksin se sunduan Maqedoninë dhe kur qeveria ndryshoi, kapën botën dhe u bënë ikanakë në mënyrë që të mos japin përgjegjësi para ligjit.
Dhe kur flasim për ndershmëri dhe përgjegjësi në politikë, duhet të zbulojmë edhe të vërtetën rreth lojërave të ndyra që po përgatiten prapa skenave.

