Vetëm dy nënshkrime për të qenë kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale
Dy nënshkrime nga dy zgjedhës do të jenë të nevojshme që kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor. Këtë e parashikon Rregullorja e re për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetjen e listave kandiduese të paraqitura nga grupet e zgjedhësve dhe për mënyrën e përcaktimit të noterëve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi sonte në seancë.

