Ministrja Janevska: Menaxhim i dështuar në Strugë, arsimi nuk mund të jetë viktimë e politikës
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka refuzuar kërkesën e Komunës së Strugës për t’i transferuar kompetencat mbi shkollat fillore, duke e quajtur këtë një hap te papranueshëm dhe në kundërshtim me procesin e decentralizimit.
Sipas saj, mungesa e fondeve për arsimin ne Strugë nuk eshtë problem i Ministrisë, por pasojë e menaxhimit të dobët nga kryetari Ramis Merko dhe ekipi i tij.
“Ministria nuk mund dhe nuk duhet të marrë ingerencat e komunës. Shkollat komunale janë përgjegjësi e pushtetit lokal dhe dështimi për t’i menaxhuar eshtë rezultat i punës së papërgjegjshme të udhëheqjes aktuale,” deklaroi Janevska.
Ajo akuzoi Merkon për emërime të paligjshme drejtorësh, punësime të jashtëligjshme dhe hapje paraleleve pa miratim, duke theksuar se veprimet janë bërë për qellime politike dhe jo për t mirën e nxenesve.
“Zgjedhjet po afrojnë, qytetarët do të vendosin,” – shtoi ministrja.

