AHMETI: “EJANI TË BËJMË VETING, MOS LEDHATONI PUTHADORËT”
Ali Ahmeti: “Nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”.
“Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht, që edhe komunitetet tjera kanë vendin e tyre, përgjegjësinë morale dhe kombëtare e kanë dy komunitetet më të mëdha. Me vazalë, sipas teorisë dhe elaboratir të Çebrolloviqit, nuk mbahet dhe nuk qeveriset shteti. Me argatë, e hyzmetqarë, vetëm që e lëndon dhe nuk i bën mirë shtetit. Ne jemi për paqe, jemi për dialog”, ka shtuar Ahmeti.

