Rrihet Shpat Kasapi në një aheng në Kosovë 👇🏻
Ajo që nisi si një mbrëmje festive në një aheng familjar në një restorant në Shkabaj, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi.
Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona.
Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.

