Halil Kastrati bëhet gjysh për herë të parë 👇🏻

“U bëra gjysh për herë të parë! 
Falënderimi i takon Allahut që më bëri gjysh për herë të parë! 
Djali im dhe reja ime që jetojnë e punojnë në Austri u bekuan me një vajzë dhe në jetën time erdhi një emër i ri, një ndjenjë e re: Reuda 
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fëmijët janë aromat e Xhenetit.”
Për të gjithë ata që janë në pritje të bëhen prindër apo gjyshër, lus Zotin që edhe juve t’jua dhurojë këtë lumturi dhe gëzim të pamasë.
Allahu i bekoftë të gjithë fëmijët, mbesat dhe nipërit! “, shkroi Kastrati.