Prokuroria Themelore në Maqedoni: Po vijon aksion i një ekipi të përbashkët hetimor ndërkombëtar
“Po vijojnë aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Vijojnë veprimet policore dhe aktivitetet të tjera, nuk mund të ndahen detaje të mëtejshme për momentin për të mos ndërprerë procedurat. Pas përfundimit të aktiviteteve operative, institucionet e përfshira do të informojnë në mënyrë të koordinuar publikun”, thonë nga PTHP.

