“5-6 mijë të vdekur në listën zgjedhore!” – Taravari tregon se pse dalja në Gostivar dhe Vrapçisht ishte sërish e ulët

“Në Gostivar ka 60 mijë banorë, resident. Në listën zgjedhore janë 86 mijë votues a në Tetovë 88 mijë. Në Tetovë votojnë mbi 80 mijë banorë. Lista në Tetovë është 88 mijë e në Gostivar 86 mijë, a janë njerëz që jetojnë 60 mijë dhe nuk ka më shumë. Të pastrohet lista zgjedhore. Aty ke 5-6 mijë të vdekur”, tha Taravari.