24 prill dhe 8 maj ditë jopune në RMV
Duke marrë parasysh Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 37/24), si dhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 37/24), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pas vendimit të seancës së 14-të të Qeverisë i 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jopune për të gjithë qytetarët!

