Punonjës të një shkolle në Saraj sulmohen me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës

Punonjës të një kompanie që kryenin detyrat e tyre në një shkollë të mesme në Saraj janë sulmuar fizikisht nga një grup burrash, të cilët kanë përdorur shkopinj gome, një mjet të mprehtë dhe gaz lotsjellës. Ngjarja është denoncuar në polici nga njëri prej të sulmuarve.

Sipas njoftimit të MPB-së, F.L. (24) nga Shkupi ka raportuar se ai dhe kolegët e tij A.N. (18), N.L. (26), A.D. (36) dhe R.S. (24), të gjithë nga Shkupi, gjatë kohës që po punonin në shkollën e mesme, janë sulmuar nga S.P. (41), N.P. (47) dhe S.P. (37), banorë të Sarajit.

Policia bëri të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për procedurat e mëtejshme ligjore ndaj personave të përfshirë.