Osmani: Raporti i PE për kapjen nga “bota serbe” ësht alarmant 👇🏻

🟡 Miratimi i raportit të Parlamentit Evropian, ku 461 eurodeputetë nga të gjitha spektrat politike konstatojnë se Maqedonia e Veriut është kapur nga rrjeta e “botës serbe”, është alarmant.

Ky nuk është më qëndrim politik është një fakt i konfirmuar nga shumica absolute e përfaqësuesve të qytetarëve evropianë.

📍Është pikërisht ajo për të cilën kemi paralajmëruar prej muajsh: një rrëshqitje e qartë drejt agjendave që nuk përkojnë me vlerat evropiane dhe marrëveshjet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë multietnik.

🇪🇺 Kjo kërkon një hetim serioz dhe një debat të menjëhershëm në Kuvend:
Si u fut shteti në këtë rrjetë?
Kush e rrezikoi qëllimin më të rëndësishëm strategjik të shqiptarëve ?
Cilat janë pasojat për integrimin evropian dhe bashkëjetesën e brendshme?

🛑 Nuk ka temë më të rëndësishme për momentin.
Ky është rreziku më i afërt për të ardhmen e vendit.