Meidani reagon pas deklaratave të Kasamit👇
Sqarim për opinionin publik 🇦🇱🇲🇰
Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.
Bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve në nivel të lartë.
Çdo interpretim tjetër që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të ndryshme nga ato zyrtare është i pabazë. Ambasada mbetet e përkushtuar ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët.

