I gjejnë pistoletë, kallëzim penale kundër 43 vjeçarit
Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve shpërthyese”, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër M.Ç( 43) nga fshati Drasllajcë i Strugës.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër të gjyqit , oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë ,,Walter ,, të kalibrit 9 mm dhe 10 gëzhoja të gjahut me kalibër 16 mm që ai posedonte në mënyrë të paligjshme.
Lajmi bëhet i ditur nga SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami


