“I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe ja ku po i kërkoj edhe njëherë që të kërkojë falje publike për gënjeshtrën flagrante se gjoja unë kam qenë në Budapest dhe jam takuar me njerëz atje për të diskutuar ndryshimet në Kodin Penal. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë në Budapest, as në Hungari, as nuk kam takuar dikë atje, prandaj them se zoti Dimitrievski gënjen paturpësisht. Po ashtu publikisht i kam kërkuar që t’u thotë qytetarëve nëse Dimitrievski ka qenë vet në Budapest për ta vizituar personin për të cilin aludon dhe për të kërkuar mbështetje për zgjedhjet lokale, në të cilat ai fitoi me votat e VMRO-DPMNE-së, duke u bërë kështu kryetari i parë ‘Vmro-vist’ i Komunës së Kumanovës. Shpresoj të kërkojë falje sa më shpejt që të mos shihemi në gjyq”, ka deklaruar zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë – Artan Grubi. (Indeks.mk)
