Edukatorja dhunoi 5-vjeçarin, Bashkia Elbasanit bën fajtor të miturin⬇️

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në një prej kopshteve të Elbasanit ku një edukatore ushtronte dhunë ndaj një të mituri të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Kopshti ku shkonte 5-vjeçari ishte nën administrimin e bashkisë Elbasan.

Rasti u denoncua nga familjarët, pasi edukatorja u kishte thënë fëmijëve të tjerë të kopështit që të reagonin fizikisht ndaj 5-vjeçarit pasi sipas saj, ai kishte sjellje të dhunshme në klasë.

Ja reagimi i Bashkisë:

“Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre, fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *