Arrestimi i Agim Ademit shkak për anulimin e stërvitjes së Kombëtares së Kosovës?


“Dardanët” njoftuan dje se do të marrin pjesë në stërvitjen e sotme të orës 17:00 të Kombëtares së Kosovës në futboll, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Para pak minutave pati raportime se kjo stërvitje është anuluar, por drejtori i kombëtare, Muharrem Sahiti thotë se nuk është anuluar asnjë stërvitje, pasi që nuk ka pasur në program të mbahet një e tillë për sot pasdite.

“Sot në ora 17:00 është paraparë të mbahet një aktivitet me tifozerinë ‘Dardanët’, e cila do të mbahet siç është paraparë”, tha Sahiti për Gazetën Express.

Tutje, ai është pyetur nëse menaxhmenti i kombëtares po arrin ta mbajë të izoluar ekipin kombëtar nga ngjarjet që ndodhën me arrestimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, Sahiti nuk deshi të flasë. / Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *