Aksion policor në Çegran: Katër persona të ndaluar, sekuestrohet kokainë dhe armë gazi

Më 31 janar 2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran, si dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovi.

Pas informacioneve operative dhe urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në një objekt hotelier në Çegran, në pronësi të Sh.Sh., ku te M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë. Në një dhomë ndihmëse është gjetur një pistoletë me gaz, ndërsa në një sirtar janë sekuestruar lëndë pluhur dhe para.

Të dyshuarit janë ndaluar për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal përkatës.