Sulm me armë në një supermarket në SHBA
Një sulmues hapi zjarr mbrëmë në një supermarket në Arkansas në Shtetet e Bashkuara dhe vrau tre persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, përfshirë dy policë.
I dyshuari u plagos gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit me policinë, u tha gazetarëve drejtori i Policisë së Shtetit të Arkansas, Mike Hagar.

