Gjenden trupat e pajetë të çiftit nga Resnja që ranë në humnerë 👇🏻

Janë gjetur trupat e çiftit nga Resnja, të cilët ranë në një humnerë prej 200 metrash të thellë dhe humbën jetë në Parkun Nacional të Galiçicës afër Ohrit.

“Në humnerë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, nëpunësit policorë me ndihmën e paragliderëve e kanë gjetur automjetin e pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Resnjës dhe në afërsi të tij janë gjetur dy persona të vdekur. Vdekjen e personave e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, ndërsa punonjësit e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.H (59) dhe M.H (56)”, thonë nga MPB.