Caktohet seanca për zgjedhjen e Qeverisë 👇🏻
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00.
Sipas Rregullores së Kuvendit parashihet që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.
Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës do të debatohet në Kuvend.
Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00. Qeveria zgjidhet nëse shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

