Për të tretin muaj me rradhë të punësuarit pa paga në Pyjet e Maqedonisë 👇🏻

Menaxhimi jo adekuat në Pyjet e Maqedonisë së Veriut po vazhdon ti mbajë peng të punësuarit pa paga dhe kontribute për të tretin muaj radhazi. Atyre nuk iu është paguar paga e muajit mars dhe prill dhe për pak ditë do t’u vijë rroga e majit. Edhe pse të punësuarit janë në grevë, ato shkojnë në punë, kurse sindikata thotë se nuk mund të shkojnë te mjeku, pasi nuk kanë sigurim shëndetësor.

“Kjo është një fatkeqësi. Jemi në grevë teknike, llogaria jonë është e bllokuar”, shprehet kryetari i Sindikatës së Pyjeve të Maqedonisë, Mite Sakaliev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *