Allen: U zhgënjyem kur pamë se Siljanovska nuk e përdori emrin Maqedonia e Veriut
“Kuptohet që ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës dhe u zhgënjyem kur pamë se presidentja nuk e përdori emrin e plotë dhe formal Maqedonia e Veriut. Do të vëzhgojmë për të parë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë e cila është në proces të formimit. Prandaj, këtu nuk do të paragjykoja për asnjë pasojë, por, natyrisht, do të shpresonim, dhe i inkurajomë liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Allen në deklaratë për SDK.

