Tragjedi në Vevçan: Humb jetën foshnja 7 muajshe, bie nga shtrati
Sot në orët e para të mëngjesit në ora 01.04 në SPB – Ohër është raportuar se në spitalin special “Shën Erazmo” në Ohër, pas një ndërhyrje kirurgjikale ka ndërruar jetë foshnja shtatëmuajshe nga Vevçani, e cila një ditë më parë rreth orës 16:00 është sjellë në spital nga nëna e vet.
Pasi foshnja u shtrua në spital me hematomë në kokë dhe pasi është konstatuar gjakderdhje në tru, menjëherë është kryer ndërhyrje kirurgjike.
Sipas deklaratës së nënës së tij, fëmija ka rënë nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e familjes në Vevçan. Sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë do të transportohet në Mjekësinë Ligjore në Manastir, ku do të bëhet obduksioni.

