Ja vendimi që u mor lidhur me rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve 👇🏻
Në mbledhjen e sotme Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë(KSA) shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve lidhur me rritjen e çmimeve në bazë të premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit, njoftojnë nga Ministria e Financave. Komisioni udhëzoi Byronë Kombëtare të Sigurimeve dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve që në fund të ditës t’u propozojnë kompanive të sigurimeve që të pezullojnë vendimet për rritjen e kostove dhe t’i kthejnë ato në nivel para datës 25 prill 2024.

