Demiri: Do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Toksikologjisë
Sot, një konferencë për media ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka njoftuar shkarkimin e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë.
“Sot do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në konferencë.
Ai për drejtoreshën ekonomike Besija Iljazi tha se nuk ka dijeni për shkelje.
I pyetur se çfarë shkollimi ka Iljazi, ai tha se ka arsim të lartë, por nuk e di se çfarë.

