Lista Serbe kundër votimit të 21 prillit për kryetarët shqiptarë të veriut: Jolegjitim, do ta përfundojnë mandatin pavarësisht rezultatit
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha sot se kjo parti është kundër votimit e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut.
Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses”.
Elek tha se Udhëzimi Administrativ, i cili u miratua më 5 shtator të vitit të kaluar, “është i vështirë për t’u zbatuar për shkak të pengesave të kryetarëve të kuvendeve komunale”.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se në veri janë 46.248 votues dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së duhet të dalin 50 për qind e votuesve plus një votë.

