Arrihet marrëveshja, PDE pjesë e Frontin Europian. Ja cilat vende për deputetë i ka fituar partia e Arjanit Hoxhës👇🏻

Sipas informacioneve, pas takimit që kanë realizuar sot Ali Ahmeti dhe Arijanit Hoxha, duket se BDI dhe PDE kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zyrtarizimin e marrëveshjes së tyre për të shkuar sëbashku në zgjedhjet e këtij viti.

E gjithë kjo pritet të finalizohet ditën e hënë në Tetovë me një marrëveshje koalicionimi.

Nga burime jozyrtare thuhet se në zonën 2 kandidati i PDE do të jetë në numrin 4, në zonën 5 kandidati i PDE do të jetë në numrin 5, kurse në zonën 6 kandidati i PDE do të jetë në numrin 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *