Për shkak të ramazanit, një pjesë e administratorëve i japin pushim vetës

Për shkak të keqpërdorimeve të shumta që në administratën shtetërore, Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Naim Bajrami, iu bëri thirrje punonjësve që të respektohen oraret e punës dhe mos të bjerë produktiviteti në ofrimin e shërbimeve publike të qytetarëve.

“Ata që kanë vendosur të agjërojnë në emër të Zotit e dinë edhe vlerën e punës, duke respektuar maksimalisht ligjet dhe rregulloret e punës. Në këtë muaj duhet të ketë solidaritet mes kolegëve dhe mirëkuptimi i qytetarëve, besoj se me këtë kolegjialitet gjithçka do të shkoj si duhet”, tha Naim Bajrami, Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *