Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni tek i cili i gjet arsenal i tërë i armëve pa leje⬇

Më datë 26.12.2023, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armët në SPB Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit – policit Z.C, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie “Crvena Zastava”, pushkë gjuetie “Beneli Armi”, karabinë gjuetie “Browning”, pushkë gjuetie “Beretta”, katër kuti pluhuri, katër kuti qitje, mjete për të bërë gëzhoja gjuetie, 36 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 22 gëzhoja. Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përdorura nga personi i tij juridik, u gjet dhe sekuestrua edhe një “armë çeke”, një pushkë “Crico” dhe një pushkë “Beretta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *