Ursula von der Leyen: Komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian
“Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnja e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se një viti, sesa gjatë një dekade“, tha Von der Leyen, duke i numëruar disa rezultate, përfshirë edhe faktin se Bosnja e Hercegovina tash e ka nivelin e përshtatjes 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kjo është arsye pse ne sot vendosim që t’i rekomandojmë Këshillit që të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Mesazhi nga Bosnja e Hercegovina është i qartë. Prandaj edhe mesazhi ynë duhet të jetë i qartë po ashtu. E ardhmja e Bosnjë e Hercegovinës është në Bashkimin Evropian “, tha ajo.
Kjo do të jetë në rënd të ditës në një samit që do të zhvillohet më 21 dhe 22 mars në Bruksel.

