Vazhdojnë përplasjet VMRO-LSDM

Ende pa filluar fushata zgjedhore kanë filluar akuzat e partisë maqedonase që është në pozitë dhe asaj opozitare. Partia opozitare VMRO-DPMNE propozon të heqim dorë nga e ardhmja evropiane, akuzuan socialdemokratët, duke shtuar se pritja deri në anëtarësimin në Union është çmim shumë i lartë. Sipas LSDM-së, në zgjedhjet e ardhshme zgjedhja do të jetë ndërmjet integrimit dhe izolimit të vendit.

“Rruga e vërtetë për shtetin dhe qytetarët është e ardhmja evropiane. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por është reale dhe jep shpresë për ndryshime thelbësore. E vetmja mënyrë reale për të ndryshuar vendin tonë për mirë varet nga reformat e vazhdueshme që çojnë në anëtarësimin në BE”, thonë nga LSDM-ja.

“Qytetarët duhet ta dinë qartë. Këto zgjedhje janë për vendim në të cilin në njërën anë do të votojnë grupi i Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Zeçeviqit, Mariçiqit, Pendarovskit dhe Kovaçevskit, kurse në anën tjetër është VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Çdo opsion i tretë ose qëndrimi në shtëpi është votë e drejtpërdrejtë për grupin e parë. Ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë duhet të dimë se çfarë realisht planifikon Evropa me Maqedoninë dhe jo të kërkojmë justifikime. Evropa më në fund duhet t’i tregojë këtij kombi se çfarë planifikon realisht me këtë komb dhe të mos jetë subjekt i politikës dhe politikës ditore. Ne jemi për vlera reale evropiane”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *